Kosovë 2-0 Mali i Zi/ Mbyllet me “o sa mirë me qenë shqiptar”, kjo është renditja në grupin e Kosovës pas fitores

90+3′ Mbyllet gjithçka në “Fadil Vokrri”. Kosova arrin një fitore të pastër dhe të dominuar me shumë raste për realizim. Me fitoren e sotme Kosova arrin në kuotën 11 pikëve, një pikë më pak se vendi i dytë i Çekisë. Kosova 2-0 Mali i Zi! 

84′ Kapiteni i Malit të Zi provokon Vojvodën duke nxitur tension mes tij dhe lojtarëve. Dardanët ruajnë qetësinë por Vukanoviç kërkon që fitorja të prishet. Ky është qellimi i tyre i vazhdueshëm.

80′ Kosova ka rregjistruar goditjen e 20 drejt portës. Çfarë agresiviteti në portën kundërshtare.

75′ E majta e Muriqit përfundon jashtë. Kosova po rrezikon shumë duke sulmuar vazhdimisht. Dardanët kërkojnë golin e tretë.

75′ 12444 tifozë në stadium.

73′ Sa shumë po tenton Rashica. Goditje pas goditje por saktësia dhe portieri po i mohojnë golin sulmuesit.

68′ Muriq arrin të kap një top në ajër por traversa i mohon golin. Ndërkohë Celina godet menjëherë pas këtij rasti por topi shumë pranë portës. Kosova 2-0 Mali i Zi! 

63′ Sulmon Kosova por mungon saktësia përpara portës. Hadërgjonaj pranë golit të tretë.

57′ Beqiraj kërkon të marrë krahun por Fidan Aliti mbyll mjaft mirë.

55′ Zgjohen malazezët. Tentohet sërish porta e Aro Muriq por pa probleme për shtatlartin nga një goditje me kokë.

53′ Rasti i parë i rrezikshëm pë Malin e Zi. Goditja përfundon jashtë portës së Aro Muriq.

50′ Rashica tenton sërish nga jashtë zone me një goditje të befasishme por jashtë. Kërkon golin personal sulmuesi.

49′ “Besa Besë… dardanët përkrahin maksimalisht lojtarët në fushë

46′ Kosova e nis pa ndryshime, Shaland u beson 11 titullarëve.

45+1 Mbyllet pjesa e parë në “Fadil Vokrri”. Dardanët sundojnë ndaj malazezëve në një dominim total të lojës. Kosova 2-0 Mali i Zi! 

43′ Çfarë gjuajtje. Benjamin Kololli  vendos të lëshojë një goditje nga jashtë zone. Pavarësisht se e goditja ishte mjaft e mirë, topi përfundon jashtë.

35′ Vedat Muriqi merr një top mjaft të mirë dhe tenton sërish drejt portë. Kontrollon gjithçka portieri. Kosova mbetet në sulm.

34′ Goool! Kosova realizon golin e dytë me anë të Vedat Muriqit. Kosova 2-0 Mali i Zi! 

 

28′ Florent Hadergjonaj  humbet një shans të mirë për të shënuar. Një kros i përsosur për të, i cili ngrihet për një goditje me kokë, por e dërgon topin sipër traversës. Korne për Kosovën që rrezikon shumë.

25′ Milot Rashica drejton një goditje mjaft të fortë drejt portës. Gjuajtje e jashtëzakonshme por topi ka prekur vetëm shtyllën e majtë.

20′ Kosova bllokon Malin e Zi. Dardanët dominojnë në fushë. Ekipi i Shaland më agresiv se kurrë më parë.

15′ Terreni i butë në “Fadil Vokrri” për shkak të reshjeve të lehta të shiut. Humbet kontrolli i topit herë pas here.

10′ Gooool! Amir Rrahmani shënon një gol fantastik me kokë nga një goditje këndi. Në këmbë i gjithë stadiumi. Kosova 1-0 Mali i Zi! 

 

6′ Malazezët provokojnë Muqiqin. Sulmuesi ndëshkohet me të verdhë për shkak të nervozizmit. Edhe Jovovic po ashtu si nxitësi i tensioneve.

1′ Nis takimi. Topi i parë për dardanët.

Kush s’kërcen nuk është Shqiptar / Shqipëri Etnike – janë thirrjet e pafundme në stadiumin “Fadil Vokrri”

Përmbledhja para ndeshjes:

Kosova do të luajë ndaj Malit të Zi në mbrëmjen e sotme, ndërsa ka ende shanse për të kërkuar kualifikimin nga grupet. Megjithëse gjendja është vështirësuar shumë, sidomos pas asaj fitore të papritur të Çekisë ndaj Anglisë me rezultatin 2-1.

Sa i përket formacionit zyrtar të hedhur nga minuta e parë, Shaland nxjerr në skenë edhe shpikjen e tij. Do të luajë nga minuta e parë me Florent Hadërgjonajn si sulmues të krahut, megjithëse më parë jemi mësuar që ta shohim si mbrojtës.

Gjithçka gati në “Fadil Vokrri” për një nga ndeshjet më të rendësishme për dardanë. Marrveshje vetëm me fitore. Ndërkohë i gjithë stadiumi buçet nga thirrjet “Shqipëri Etnike”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online