LIVE, Kosova-Gjibraltar/ Mbyllet pjesa e parë, nuk po thyhen ende miqtë

Kosova është duke u ndeshur ndaj Gjibraltarit, në takimin miqësor që do të shërbej si një përgatitje për ndeshjen e radhës ndaj Malit të Zi. Ajo do të jetë edhe prova e vërtetë për dardanët, pasi vlen për kualifikueset e Europianit.

Dy ndryshime ka bërë ndaj kundërshtarit modest në aspektin e sulmit Shaland. Në vendin e Muriqit vjen Nuhiu, ndërsa me lënien jashtë të Rashicës ka gjetur hapësira Bernard Berisha. Por sidomos në rastin e Nuhiut, ky i fundit tregon se është tërësisht jashtë formës.

Pjesa e parë është mbyllur në një barazim 0-0, pavarësisht se Kosova e ka kërkuar me shumë ngulm që të gjejë golin e avantazhit, por nuk e ka thyer dot rivalin e Gjibraltarit që mbrohet me gjithë forcat. /Sport Ekspres/

LIVE Kosova-Gjibraltar 0-0