Kategoria e Parë, Renditja/ Dinamo bën surprizën ndaj Besëlidhjes, Kastrioti ndalet në transfertë

Ditën e sotme janë luajtur edhe ndeshjet e grupit A në Kategorinë e Parë, të vlefshme për javën e 17. Surpriza e sotme ishte Dinamo, që shtangu Besëlidhjen, ndaj të cilëve fitoi me rezultatin 2-0. Gjithçka u vendos brenda 45 minutave të para, ndërsa pjesa e dytë nuk solli asnjë gol për të dyja ekipet. Ndërkohë një hap fals është hedhur nga kryesuesit e Kastriotit, që janë ndalur në një barazim me rrjetat e paprekura në transfertën me Erzenin.

Por pavarësisht këtyre rezultateve kreu i renditjes vazhdon të mbetet i pandryshuar. Kastrioti vijon të udhëheqë grupin A, i ndjekur nga Besëlidhja me 5 pikë më pak. Ndërkohë 3-pikëshi i sotëm i bluve të Dinamos, i dërgon këta të fundit në kuotën e 11 pikëve, duke u pozicionuar në vendin e 8 në klasifikim./Sport Ekspres/

Erzeni – Kastrioti 0-0

Dinamo – Besëlidhja 2-0 | Hysaj 18’, Pontreli 43’

Burreli – Veleçiku 1-1 | Hyskaj 62′(p) / Ujkaj 3’

Korabi – Egnatia 1-0 | Xhabrahimi 80′

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *