Kategoria e Parë, Renditjet/ Dinamo dhe Elbasani shijojnë fitoren, Kastrioti humbet në shtëpi

Kanë përfunduar takimet e Kategorisë së Parë. Dinamo ia ka dalë të marrë 3 pikët ditën e sotme, falë fitores me rezultat minimal 1-0 kundër Egnatias. Pikë të vlefshme këto në luftën për mbijetesë në këtë kategori. Ndërkaq në fazën play off të grupit A, Besëlidhja triumfon në transfertë ndaj Erzenit me shifrat 1-2, ndërsa kryesuesit e Kastriotit kanë humbur në shifrat 2-3 kundër Korabit.

Një rezultat pozitiv ka pasur edhe për Elbasanin. Këta të fundit kanë mposhtur Orikun minimalisht, duke treguar një formë të mirë në këtë fazë play out, ku kërkojnë të qendrojnë sërish në Kategorinë e Parë edhe sezonin e ardhshëm./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Play out, Kategoria e Parë A

Dinamo – Egnatia 1-0 | Reci 62′

Veleçiku – Tërbuni 2-3 | Smajli 15’, Marinaj 31’/ Hasa 26’, Fejzaj 43’, Myslimi 70′

 

Play off, Kategoria e Parë A

Erzeni – Besëlidhja 1-2 | Xhixhua 69’/ Koleci 7’, Hoxha 49′

Kastrioti – Korabi 2-3 | Raza 56′(aut), Gjinaj 85’/ Prendi 37’, 64′, Mziu 88′

Play out, Kategoria e Parë B

Turbina – Devolli 1-0 | Koldashi 45’ (p)

Shënkolli – Iliria 2-3 | Zhuga 54′, Danaj 87’/ Pasha 15’, Doci 57′, 90’+2′

Elbasani – Oriku 1-0 | Duka 68′ (p)

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *