VIDEO/ Mbyllet ndeshja në Ballsh, Lorenc Trashi është ende shpëtimi i Partizanit të Sormanit

Bylis-Partizani 1-1 Ndreca 17’/ Brown 70′

Bylisi dhe Partizani kanë ndarë një pikë në Ballsh, me takimin që ka përfunduar në shifrat 1-1. Edison Ndreca kaloi i pari vendasit në avantazh falë golit që realizoi në minutën e 17 me goditjen e dënimit. Hoxha nuk u pozicionua mirë dhe topi e ka kaluar vijën në limite, me festën e ballshiotëve që nisi menjëherë pasi arbitri sinjalizoi se sfera kishte kaluar.

Ndërkohë Lorenc Trashi vazhdon të jetë shpëtimi i të kuqëve dhe të jap kontribut me të kuqtë, pavarësisht se ka firmosur kontratën e re dhe numëron ditët e fundit në kryeqytet. Një krosim fantastik nga krahu i majtë do të gjente Brown, që dërgoi topin në rrjetë për të shënuar golin e dytë në këtë sezon. Në minutën e 86 Mëllugja do të ndëshkohej me kartonin e dytë të verdhë për të lënë Bylisin me 10 lojtarë, por Partizani nuk përfitoi në minutat e mbetura. /Sport Ekspres/

 

Bylisi pret Partizanin ditën e sotme në “Adush Muça” për të luajtur javën e 32-të të Kategorisë Superiore. Të dyja skuadrat kanë objektiv të vetëm fitoren për shkuar drejt objektivave të tyre këtë sezon, megjithëse gjenden në pjesën e poshtme të tabelës. Partizani kërkon të shpëtojë këtë sezon negativ dhe të shpresojë për një vend në Kupat e Europës, ndërsa një fitore sot do të ishte e para për këtë sezon ndaj Bylisit. Ndërkohë 3 pikët do i shërbenin edhe mallakastriotëve, të cilët do të shkëputeshin nga zona e ftohtë dhe do të hidhnin kështu vështrimin drejt Europës.

Të dyja skuadrat kanë bërë publike formacionet zyrtaret, me të cilat do të zbresin në fushë. Në radhët e Bylisit mungon Jurgen Goxha, i përjashtuar nga vetë trajneri Dovedan, ndërsa në sulm do të jetë Malçi. Në krahun tjetër Sormani i beson sulmin treshes, Çinari, Bardhi dhe Llanaj, ndërsa në portë është sërsh kapiteni Hoxha./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Bylis: HidiNtephe, Janku, Shkalla, Peposhi, Ujka, Mëllugja, Ndreca, Murataj, Sallaku, Malçi

Partizani: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Hakaj, Trashi, Broja, Telushi, Cordeiro, Çinari, Bardhi, Llanaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online