Lista zyrtare e Francës, tapetin e “Arenës Kombëtare” e shkel edhe Kilian Mbape

Franca ka publikuar listën zyrtare sa i përket dy ndeshjeve të ardhshme që do të zhvillojë për kualifikueset e Europianit. E fundit do të jetë ajo ndaj Shqipërisë, e cila do të luhet në “Arenën Kombëtare”.

Në ndryshim nga lista e kaluar kur u përballëm me Kombëtaren e Deshamp, diferencën e bën ardhja e Kilian Mbape. Sulmuesi i PSG-së është gati për këtë ndeshje dhe do të shkel tapetin e “Arenës Kombëtare”. Por nga ana tjetër është Pogba që nuk është ende gati dhe do të mungojë ndaj Shqipërisë, ashtu si edhe në ndeshjen e parë. /Sport Ekspres/