Lista për në Champions, Kukësi bën dy ndryshime

0

Klubet që garojnë në Champions League dhe Europa League kanë mundësinë të bëjnë ndryshime në listën e dorëzuar në UEFA dhe Kukësi e ka shfrytëzuar mundësinë, duke bërë dy të tilla. Lëvizja kryesore është ajo në hyrje dhe është një goditje në merkato.

Rexhinaldo, i cili sot është zyrtarizuar si lojtari më i ri i Kukësit, është regjistruar menjehërë pjesë e ekipit për ndeshjet ndaj azerëve të Karabak. Lojtari nga Mozambiku do të jetë nën urdhrat e trajnerit Armando Cungu që ditën e hënë dhe për aktivizimin e tij do të vendoset në varësi të formës sportive që gëzon.

Por ka edhe një lëvizje në dalje. Një mesfushor është hequr nga lista dhe ai është i riu Lavdrim Ebipi. Lojtari në fjalë iu bashkua Kukësit në merkaton e janarit dhe është aktivizuar në disa takime në kampionat, por nuk është nga ata që konsiderohen baza e ekipit.

LISTA E PLOTË PËR NDESHJET ME KARABAK

PORTIERË: Stivi Frasheri, Faton Maloku, Jetmir Basha

MBROJTËS: Ylli Shameti, Rustem Hoxha, Albi Alla, Vangjel Zguro, Harallamb Qaqi, Simo Rumbullaku, Edis Maliki, Uilliam Kordeiro Melo

MESFUSHORË: Donjet Shkodra, Arber Çyrbja, Vesel Limaj, Besar Musolli, Valon Et’hemi, Irakli Dzaria, Dino Shpehar

SULMUES: Sebino Plaku, Roxher Xhunio Rodrigues Figueira, Haris Harba, Rexhinaldo

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.