Lista për Kumbullën sa vjen e shtohet, tjetër klub nga Premier League vihet në radhë për të

Listës së klubeve që janë të interesuara për shërimet e mbrojtësit shqiptar, Marash Kumbulla, i shtohet një tjetër emër. Tashmë në radhë është future edhe Evertoni, duke e çuar në tre numrin ekipeve nga Premier League që kërkojnë 19-vjeçarin, së bashku me Chelsean dhe Manchester United.

Sipas asaj që raportojnë mediat e huaja, është vetë Ancelotti ai që ka shfaqur pëlqim për futbollistin kuqezi, madje një gjë të tillë e ka bërë që në kohën kur ishte në krye të Napolit. Mungesa e alternativave në prapavijën e Evertonit, ka bërë që tekniku italian të hedhë sytë drejt Marash Kumbullës, për të cilin gara nuk do të jetë e lehtë pasi shumë klube me emër janë vënë pas tij./Sport Ekspres/