Lista kundër Shqipërisë së Bushit, nuk diskutohen sulmuesit e Kukësit dhe Skënderbeut

Shqipëria U-21 do të ketë një përballje shumë të veçantë në muajin tetor sa i përket kualifikueseve të Europianit, pasi do të ndeshet me Kosovën U-21. Trajneri Prekazi ka publikuar listën e tij, atje ku shohim se nuk ka asnjë diskutim për sulmuesit e Superiores.

Mirlind Daku, megjithëse nuk po arrin të sigurojë hapësira të mjaftueshme për vete me Kukësin, mbetet sërish i palëkundur te Kosova. Së bashku me të vjen edhe sulmuesi i Skënderbeut, Arbnor Muja. Të dy këta lojtarë janë pjesa më e rëndësishme e dardanëve dhe dallojnë mbi pjesën tjetër të futbollistëve që janë thirrur. /Sport Ekspres/