Lista e zezë e Ibrahimoviç/ Ish-shoku i ekipit i nxjerr sekretet: Cavani ishte një prej tyre, urrente 4 futbollistë

Marrëdhënia e Ibrahimoviç nuk ka qenë e mirë me të gjithë lojtarët dhe me sa uket ekzistojnë 4 tillë që janë në “listën e zezë“ të suedezit. Diçka të tillë e zbulon një ish-shok skuadre i Ibras në kohën kur luante për LA Galaxy në ShBA. Michael Ciani ka folur për “Les Reservistes“, ku ka zbuluar se Cavani ishte një nga lojtarët që sulmuesi 38-vjeçar e urrente më shumë. Së bashku me uruguajanin kanë ndarë sulmin e PSG-së, por marrëdhënia e tyre jashtë fushe nuk ka qenë aspak e mirë.

“Kam folur me Zllatanin për marrëdhënien e tij me Laurent Blanc (trajneri i atëhershëm i PSG-së) dhe ai më tha se ishte shumë e mirë. Më tha se kishte kaluar një peridhë të mirë te PSG dhe shkonte mirë me të gjithë, përveç një personi: Cavanit. Ibra më tregoi se ai urrente 4 futbollistë gjatë karrierës së tij dhe Cavani ishte një prej tyre“, është shprehur Ciano./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *