Lista e “Tulipanëve” holandezë, dominojnë lojtarët nga Premier Liga

Trajneri i Holandës, Ronald Kuman ka zgjedhur futbollistët me të cilët “Tulipanët” do të luajnë në ndeshjet e para kualifikuese për “Euro2020”. Holanda ka shumë cilësi në emra, me futbollistë me eksperiencë dhe me ata që janë shumë të talentuar.

Mbrojtësi i Liverpulit, Virxhil Van Dajk është lideri i kësaj kombëtareje dhe mban shiritin e kapitenit. Emri që bie më shumë në sy është ai i sulmuesit Rajan Babël, që duket se po kalon një rini të dytë pas transferimit te Fulhemi në janar.

Portier është Silesen, i cili ka bërë shumë mirë për Barcelonën në ndeshjet ku i është dhënë mundësia. Lojtari më në formë i kësaj kombëtareje është ylli i Lionit, Memfis Depai, që ka krijuar raporte të mira me golin. Më poshtë, do të mësoni të gjithë lojtarët e grumbulluar nga Ronald Kuman.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *