Lista e Tiranës / Muça “out”, vjen Ahmetaj nga Luftëtari

 Tirana ka dorëzuar listën e 25 lojtarëve në FSHF, teksa bie në sy mungesa e qendërmbrojtësit Gentian Muça, i cili vuan prej kohësh nga një dëmtim. Gjithashtu edhe i riu Zhivanaj nuk është përfshirë në listë, por ndoshta mund të federohet si pjesë e ekipit të dytë. Risia në listë është Alvi Ahmetaj, mesfushori i ri i ardhur nga Gjirokastra. Para disa ditësh Luftëtari bëri me dije marrëveshjen me të, por ai është federuar me Tiranën.

Portierë: Ilion Lika, Ditmar Shehri, Princ Çali
Mbrojtës: Uellison De Olivera, Marvin Turtulli, Klisman Cake, Alvaro Bisha, Albi Doka, Erjon Hoxhallari, Marlind Nuriu, Dorian Kërçiku
Mesfushorë: Alked Çelhaka, Asjon Daja, Erando Karabeci, Rei Qilimi, Bedri Greca, Toni Mauexhe, Hardi Binguila, Alvi Ahmetaj
Sulmues: Grent Halili, Junus Sentamu, Mateus Levendi, Ifeani Ede, Flamur Bajrami, Majkëll Ngoo

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *