Lista e Shpresave, Bushi: Kemi në vëzhgim… 40 lojtarë

Shqipëria U21 do të luajë më 16 dhe 19 nëntor dy miqësore me Maltën, ndaj trajneri Alban Bushi ka dalë sot në një konferencë për shtyp. Fillimisht është shpërndarë lista e lojtarëve të grumbulluar, teksa shtatë janë nga kampionati shqiptar.

Më tej Bushi ka folur për lojtarët e ftuat dhe për çështje te tjera. “60 për qind e listës ka qenë pranë ekipit, kemi afruar disa lojtarë të rinj. I njoh edhe lojtarët e kampionatit shqiptar që nuk janë grumbulluar tani, por ua njoh potencialin”, tha fillimisht tekniku i Shpresave

“Malta kundërshtar modest? Edhe ne jemi një skuadër modeste. Gjatë edicionit të kaluar zhvilluam dy miqësore të forta me Francën dhe Italinë”.

“Kemi në listë afro 40 lojtarë, presim të përforcohemi me shqiptarë të Maqedonisë, ku do te vijnë edhe tre lojtarë, por që nuk kanë patur minuta. Na duhet një sulmues goli për këtë edicion”.

“Faton Xhemaili që luan ne Serbi? Na duhet një mbrojtës i majtë, kemi parë video të tij, edhe pse prej konkurrencës së madhe nuk ka luajtur shumë tek ekipi i tij. Por është një lojtar që duhet parë”.

“Rinovimi i kontratës? Ende nuk kemi biseduar. Kjo i takon federatës. Unë jam i përqendruar vetëm te këto miqësore me Maltën, sepse duam të fitojmë dhe të masim forcën me një kundërshtar që vjen pak a shumë me lojtarëve të së njëjtës moshë”.

“Lojtarët që nuk janë grumbulluar nga Panuçi, Seferi dhe Durmishaj? Kam dhënë mendimin tim për të gjithë lojtarët, mbi të gjitha për aspektin disiplinor, edhe ne aspektin teknik, pavarësisht se trajneri i njeh, i sheh duke luajtur edhe ia di cilësitë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *