Lista e Kosovës me risi, sulmi bëhet stratosferik

0

Është publikuar sot edhe lista e përfaqësueses së Kosovës, që të premten do të përballet në Shkodër me Islandën, për kualifikueset e Kupës së Botës

Në listë mungojnë Pepa, Meha, Halimi, Zejnullahu dhe Bunjaku, për dëmtime apo për faktin se nuk po luajnë rregullisht në klubet përkatës, ndërsa në rastin e Mehës futbollisti mund të quhet i përjashtuar nga kombëtarja, pas ankesave publike për faktin që nuk po luan titullar.

Mesfushori Enis Alushi do të mungojë për pezullim, ndërsa qendërmbrojtësi Loret Sadiku mbetet peng i vendimit të FIFA-s për të mos e lejuar të luajë për Kosovën, duke qenë se më parë ka luajtur për Suedinë U-21 dhe pastaj ka aplikuar për të luajtur për Shqipërinë.

Rikthehet në grumbullimin e Kosovës sulmuesi Elbasan Rashani, kurse emrat e rinj janë: mbrojtësi Mërgim Vojvoda dhe sulmuesit Atdhe Nuhiu, Besart Berisha dhe Donis Avdijaj.

Në këtë mënyrë, sulmi i Kosovës bëhet shumë i frikshëm, aq sa trajneri Albert Bunjaku do të ketë probleme të mëdha në përzgjedhjen e formacionit, sepse lojtarë si Rashica, Bernard Berisha, Celina, Zeneli, Avdijaj, Besart Berisha, Nuhiu e Muriqi janë të gjithë të nivelit të lartë dhe pretendojnë formacionin.

No automatic alt text available.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here