Lista e kombëtares U-16, kuqezinjtë e vegjël gati për turneun miqësor

Në datat 14-20 prill 2019, në Turqi do të zhvillohet turneu miqësor, “International U-16 Tournament”, ku merr pjesë edhe kombëtarja jonë U-16.

Kuqezinjtë, të cilët drejtohen nga Elvin Beqirinë këtë turne do të përballen me Turqinë, Bjellorusinë dhe Lituaninë. Kombëtarja U-16 do të fillojë grumbullimin ditën e sotme në kompleksin “Tropikal” Durrës dhe do të ketë këtë kalendar të ndeshjeve:

15 prill 2019: Shqipëri-Bjellorusi/ ora 14:00
17 prill 2019: Turqi-Shqipëri/ ora 16:00
19 prill 2019: Lituani-Shqipëri/ ora 16:00

Ndeshjet do të zhvillohen në qendrën e ekipeve kombëtare të Federatës Turke të Futbollit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *