Lista e Gjermanisë, dy mungesa të mëdha dhe… rinovim total!

0

Ditën e sotme Joakim Lëv ka bërë të ditur listën e të grumbulluarve për dy ndeshjet e radhës ndaj Estonisë dhe Bjellorusisë. Emra të rinj, dy mungesa të mëdha dhe… rivoim total!

Toni Kros është mungesa më e madhe, por edhe Mark Andre Ter Shtegen, për të cilin ende nuk dihet se përsë nuk është pjesë e listës. Mbrojtja duket e rinvouar krejtësisht, me Niklas Stark e Klosterman, Halstenberg që marrin një ftesë nga “Jogi”.
Sulmi si gjithnjë i vakët, me vetëm Timo Verner “pykë” tipike. Ndërkohë, peshën e mesfushës pritet ta mbajë dyshja Gorecka-Gyndogan.

PORTIERË: Bern Leno, Manuel Nojer, Kevin Trap

MBROJTËS: Matias Ginter, Marsel Halstenberg, Jonas Hektor, Tilo Kehrer, Lukas Klosterman, Niko Shulc, Niklas Stark, Niklas Zyle, Xhonatan Tah

MESFUSHORË / SULMUES: Xhoshua Kimish, Julian Brand, Julian Draksler, Serzh Gnabri, Leon Gorecka, Ilkai Gyndogan, Kai Haverc, Marko Rojs, Leroi Sane, Timo Verner

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.