Lista e Kukësit, vetëm një risi

Në 18-vjeçar do të bashkohet me kampionët gjatë fazën përgatitore në Austri. Bie pista e brazilianit Markinjo. 21 lojtarë nën urdhrat e trajnerit Gjoka

Jurgen Zela

Kampionët do të lënë nesër Shqipërinë për t’i zhvendosur përgatitjet në tokën austriake. Kukësi do të qëndrojë në Austri për 13 ditë, ku do të zhvillojnë dhe 4 miqësore. “Sport Ekspres” ka mësuar listën e lojtarëve që do të udhëtojnë drejt Austrisë, ku përveç tre afrimeve të prezantuara, dhe izraelitit Siraj Naser do të vihet nën urdhrat e trajnerit Gjoka. Lista prej 21 lojtarësh ka vetëm një surprizë.

RISIA – Benejan Bele Demte, është risia e madhe e listës së Kukësit. Bëhet fjalë për një mesfushor të djathtë, por që mund të aktivizohet dhe si sulmues krahu. I lindur dhe i rritur në Etiopi, nuk ka luajtur asnjëherë jashtë vendit të tij. Edhe pse bëhet fjalë për një futbollist të shpejtë dhe teknik, fakti që luan në një kampionat modest si ai i Etiopisë nuk e favorizon shumë. I grumbulluar me Kombëtaren B të vendit të tij, tashmë duket se kërkon të provojë veten në një kampionat më të fortë. Me premisën që do të rezultojë një talent, lojtari më parë do të jetë nën vëzhgimin e trajnerit Gjoka dhe stafit të tij gjatë fazës përgatitore.

BEZERRA – Braziliani Markos Do Sul Bezerra ishte një nga lojtarët që do të afrohej te Kukësi, por diçka e tillë duket se nuk do të ndodhë. Mesfushori duket larg kampionëve dhe palët nuk kanë rënë dakord për të nënshkruar një bashkëpunim. Merkato e këtij sezoni duket e mirëmenduar dhe drejtuesit nuk duan të nxitohen aspak për të marrë lojtarë që nuk i përligjen nivelit të Championsit. Bezerra ditën e djeshme ka udhëtuar drejt Greqisë, ku është pritur nga ish-trajneri i Kukësit, Marselo Troisi, duke lënë të kuptohet se një afrim i tij tek Kukësi është tashmë mjaft larg.

Lista e lojtarëve që do të udhëtojnë në Austri

1. Enea Koliçi
2. Ervis Koci
3. Klevis Hasanbelli
4. Rraman Hallaçi
5. Rexhep Memini
6. Entonio Pashaj
7. Ylli Shameti
8. Rustem Hoxha
9. Alberto Serran
10. Simon Rrumbullaku
11. Eni Imami
12. Hair Zeqiri
13. Siraj Naser
14. Nijas Lena
15. Besar Musolli
16. Zhan Karioka
17. Elton Kale
18. Pero Pejiç
19. Izair Emini
20. Sindrit Guri
21. Benejan Bele Demte

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *