Lista drejt ndryshimit, tre lojtarë shqetësojnë kombëtaren

Lista me 29 lojtarët e grumbulluar nga Edi Reja duket se do të ndryshojë duke filluar nga dita e nesërme. Futbollisti që shqetëson më shumë kampin kuqezi është Ledian Memushaj. Mesfushori vlonjat nuk ia ka dalë të përfundonte stërvitjen e diferencuar për shkak të një problemi në gju dhe me shumë gjasa s’do t’ia dalë të jetë i gatshëm për ndeshjet ndaj Islandës dhe Moldavisë.

Ndërkaq, shqetësime ka dhe për Naser Alijin dhe Egzon Binakun. Aliji ka kryer vrapime të lehta rreth fushës në stërvitjen e sotme për shkak të ngarkesës, ndërsa Binaku ka lënë përgjysmë stërvitjen e ditës së djeshme në Suedi me Norkopingut.

Klubi ka reaguar, duke sqaruar se lojtari ka pasur një dëmtim në kyçin e këmbës dhe do i duhet të kryejë stërvitje të diferencuar. Rregullorja kërkon që Binaku të kontrollohet nga mjekët e kombëtares për të përcaktuar shkallën e plotë të dëmtimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *