Liridon Latifi kthehet te goli, po me Sindrit Gurin çfarë po bëhet në Belgjikë?

Sa i përket lojtarëve që kanë dalë si prodhime të futbollit shqiptar dhe janë në Europë, mund të përmendim golin e realizuar nga Liridon Latifi. Ky është kthyer që të tund rrjetën në përballjen e Sherif Tiraspol në transfertë ndaj Milsamit, atje ku është barazuar me rezultatin 1-1.

Nga ana tjetër, harresa duket se e ka marrë Sindrit Gurin. Ato dy gola të shënuara në ndeshjet e para të kampionati krijuan iluzionin se do të ishte një kampionat që do të fliste për sulmuesin shqiptar. Por nuk rezultoi kështu.

Në ndeshjet e fundit, Guri ndihet me fat nëse ka sadopak minuta për t’u aktivizuar nga stoli. Por në asnjë rast nuk ka arritur të tund rrjetën dhe mesa duket transferimi në janar në këto kushte duket i sigurt. Sa i përket mbrëmjes së sotme ka ardhur humbja me rezultatin 2-3 ndaj Eupen në shtëpi dhe Guri ka luajtur për 5 minuta. /Sport Ekspres/