Liria prezanton afrimet, nga Vrapi tek Magani

0

Ashtu si ishte paralajmëruar prej ditësh, Liria e Prizrenit ka firmosur sot me 4 futbollistë të kampionatit shqiptar.

Endri Vrapi, Jetmir Sefa, Artur Magani e Kristi Kote janë tashmë pjesë e Lirisë, duke u bashkuar me Bledi Shkëmbin.

“Jam i kënaqur për marrëveshjen. Shpresoj të bëjmë më të mirën’, ka thënë Endri Vrapi, me të arritur në Prizren.

Sulmuesi i ri, Artur Magani po ashtu shpreh kënaqësinë që ndodhet në këtë mes, sikurse edhe Jetmir Sefa e Kristi Kote. Këta dy të fundit ka pesë ditë që janë të grumbulluar me Lirinë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.