Liria nis miqësoret, vjen fitorja e parë për Shkëmbin

0

Liria e Prizrenit ka luajtur sot miqësoren e parë sezonale, pas disa ditësh stërvitje. Përballë 300-400 spektatorëve, Liria ka mundur 2-0 FK Onix të kategorisë së parë, me golat e Florent Avdylit e Mevlan Zekës.

Në pjesën e parë Shkëmbi hodhi në fushë rezervat dhe të rinjtë, me korçarin Kristi Kote që dhuroi një paraqitje shumë të mirë.

Golat erdhën në pjesën e dytë, kur të dyja palët bënë shumë zëvendësime dhe Liria luajti me titullarët, duke bindur në lojë. Shkëlqeu edhe sulmuesi Artur Magani, afrim i rëndësishëm veror.

Të hënën Liria do të udhëtojë për në Ohër, ku do të vazhdojë fazën përgatitore.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image