Liria lëshon pikë të arta, kreu mbetet larg

0

Liria e Prizrenit kishte një shans të shkëlqyer sot për të kapur të paktën përkohësisht, kreun e renditjes në Superligën e Kosovës, sepse priste Besën e Pejës, skuadër që është në vendet e fundit në renditje dhe lufton për të evituar rënien direkte.

Ndonëse është skuadra më e mirë në Kosovë për ndeshjet shtëpiake, Liria e drejtuar nga Bledi Shkëmbi zhgënjeu, sepse u ndal te barazimi 2-2, nga një rival që jashtë fushe ka një rendiment mediokër, me vetëm 2 pikë në 13 ndeshje.

Pjesa e parë u mbyll 2-1 për Besën, që befasoi totalisht, ndërsa në minutën e 61-të Zenel Gavazaj barazoi për Lirinë, që e kërkoi deri në fund fitoren, por Korenica e Gavazaj humbën raste të shkëlqyera, ndërsa Avdyli goditi shtyllën.

Në këtë mënyrë, Liria mbetet e treta, dy pikë larg kreut, me Dritën që pret Flamurtarin nesër.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.