Liria kërkon rikthimin, firmos ish-portieri i Kamzës

0

Liria ka vetëm një objektiv: rikthimin në IPKO Superligën e Kosovës. Klubi nga Prizreni i ka besuar stolin një eksperti të ngjitjes një kategori më lart si Sumuel Nikaj dhe fillimi i sezonit të ri po pritet me entuziazëm.

Klubi ka bërë disa afrime në merkato, ndërsa është përforcuar edhe porta. Sipas “Kruja Sport”, ekipi i Ligës së Parë ka arritur akordin me Elidon Selacin. 29-vjeçari nga Fushë Kruja ishte pjesë e Kamzës sezonin e kaluar.

Shtatlarti ka firmosur kontratën me Lirinë dhe sezonin e ardhshëm do të provojë emocionet e futbollit dardan me synimin e vetëm rikthimin e bardhezinjve nga Prizreni në elitë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.