Liria e Prizrenit, edhe portierin nga Shqipëria

Mikel Kaloshi, sipas të gjitha gjasave, do jetë portieri i Lirisë së Prizrenit për edicionin e ardhshëm. Portieri që sezonin e shkuar ka mbrojtur portën e Tomorit në Berat (22 ndeshje në formacion), ka udhëtuar drejt Ohrit dhe është bashkuar me skuadrën e Bledi Shkëmbit. Ai pritet që në orët në vijim të firmosë kontratën për edicionin e ri, mëson “Sport Ekspres”.

Image may contain: 2 people, people smiling, people standing and beard

Kaloshi në sezonet e shkuara ka luajtur dhe me Bylisin, duke bërë paraqitje mjaft të mirë, ndërkohë që ka qenë protagonist me Kombëtaren Under-19 kur ajo drejtohej nga Skënder Gega. Është 24 vjeç dhe trajneri ka besim se ai do jetë një ndër portierët më interesantë të ligës kosovare.

Përveç Kaloshit, nga kampionati shqiptar në Prizren, kanë shkuar dhe Basriu, Vrapi, Sefa, Kote dhe Magani, ndërkohë që përgatitjet janë në rrugën e duhur. Liria ka 5 fitore në ndeshjet miqësore të luajtura, ku spikasin mbi të gjitha triumfi 3-0 ndaj Laçit dhe 2-1 dje ndaj Pobedës. Sezonin e shkuar Liria zuri vendin e tetë në kampionat ndërkohë që këtë edicion ka dy objektiva: një ndër tre vendet e para dhe finalen e Kupës së Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *