Liria e pandalshme në Prizren, triumf tjetër dhe kreu në horizont

0

Një gol në minutën e 54-t nga Mevlan Zeka i ka dhënë një fitore të artë 1-0 Lirisë së Prizrenit sot ndaj Feronikelit, një sfidë direkte për t’u afruar me kreun e tabelës në Superligën e Kosovës.

Skuadra e Bledi Shkëmbit është e frikshme në fushën e vet, sepse ka fituar 9 ndeshje nag 11 të luajtura aty, pa humbur asnjëherë.

Me këtë fitore, në një terren të vështirë dhe mot të acartë, Liria shkon 3 pikë larg kreut për momentin, sepse Drita kryesuese u ndal në shtëpi nga Vëllaznimi, që mori një barazim 1-1.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.