Lipi lë Kinën: Trajneri fitues? Psikologji, harmoni dhe besueshmëri

Marçelo Lipi vazhdon punën e tij në stolin e kombëtares së Kinës. Një gjë e tillë do të ndodhë deri në fundin e janarit. Atëherë mbaron Kupa e Azisë, çka shënon fundin e trajnerit italian me kombëtaren kinez, që e drejton që nga viti 2012, ndërsa për katër vite drejtoi ekipin e Guanzhu Evergrande.

Lipi ka konfirmuar një gjë të tillë dhe zbulon se ka ardhur momenti për të pushuar. Me klubet e ka mbyllur përfundimisht, ndërsa një ofertë kombëtareje do e tundonte shumë. 70-vjeçari, i cili ka fituar gjithçka në karrierën e tij me Juventusin dhe Italinë, komenton dhe rritjen e futbollit kinez si dhe sekretet e një trajneri fitues në prononcimin për “Corriere dello Sport”.

SITUATA – “Kam kaluar gjashtë vite këtu, një eksperiencë e mrekullueshme që do të përfundojë me datë 31 janar pas Kupës së Azisë. Federata më ofroi një kontratë të re prej katër vitesh e gjysmë, por nuk e ndjeva ta pranoj. Kam nevojë të rikthehem në shtëpi dhe të qëndroj aty për njëfarë kohe. Kam nevojë të rikarikoj bateritë e mia, kështu që do të pushoj për të nisur me më shumë dëshirë dhe motivim. 2-3 vite punë dhe udhëtime, një vit pushim dhe përsëri rinisje. Kam gjetur që kjo është formula e duhur. Nuk do të drejtoj më klube, por një ofertë nga ndonjë kombëtare europiane, ose nga Emirates, do e merrja në konsideratë.”

KINA – “Bilanci është pozitiv. Kina është kthyer në një nga ekipet kombëtare më të forta të kontinentit dhe nuk arritëm kualifikimin për në Rusi për vetëm një pikë. Mendoj se kam bërë gjëra të mira, madje dhe në nivelin struktural, sepse i kam shtyrë klubet të investojnë në sektorët e të rinjve dhe të gjithë klubet tani kanë ekipet e tyre U15, U16, U17.”

SEKRETET E LIPIT – “Gjithmonë sa herë më ftojnë për të folur, ose në takimet mes trajnerëve, përsëris gjithmonë të njëjtën gjë. Një trajner fitues është ai që arrin të futet në kokat e lojtarëve, sidomos nëse janë kampionë. Ti mund t’u mësosh atyre mbajtjen e topit, markimin e dyfishtë, por nëse nuk krijon harmoni në grup dhe nuk je i besueshëm, nuk arrin të fitosh. Futbolli është psikologji dhe përshtatje ndaj situatave të ndryshme.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *