Lioni “mur”, por PSG e thyen me… 2 autogola!

PSG e Lion mbyllën fundjavën në Ligën franceze, me PSG-në që kërkonte fitoren për të mbrojtur kreun e tabelës, pasi një starti perfekt të sezonit. Lioni nuk është më superfuqia që ishte para disa vitesh, por mbetet një top4 dhe ndeshja pritej me interesim të madh.

Dominoi PSG-ja, siç pritej, me një zotërim prej 70% të zotërimit të topit, por sulmi me Mbapenë, Nejmarin e Kavanin këtë herë nuk ia doli të shënonte. Në fakt, dy gola i shënuan, sepse PSG fitoi 2-0, por në minutat 75 e 86 gjuajtjet e Kavanin dhe Mbapesë u devijuan dhe më pas autorësia u kaloi Marselos dhe Morelit për miqtë. Kavani pati edhe luksin të humbiste një 11-metërsh, pas 1-0, por PSG pati edhe fat, sepse para se të zhbllokonte takimin, Lioni goditi traversën.

Pak rëndësi ka, sepse PSG ka marrë pikët e plota, duke treguar se është një skuadër e një niveli tepër të lartë për kampionatin francez, ndërsa Lioni e ka të qartë se këtë sezon edhe vendi i dytë do të ishte arritje e madhe, ndaj kualifikimi në Champions League mbetet synimi i vetëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *