Lioni, java shokuese dhe “ferri” turk në horizont!

0

 

Sfida me Bastian u ndërpre, pas pushtimit të fushës. Përplasje fizike mes portierit Lopes dhe një mbështetësi. Bastia rrezikon 0-3 në tavolinë, t’i hiqen pikë dhe pezullim shembullor të fushës

Një tjetër pushtim në fushë, një javë e mallkuar për Lionin, që duket si një tmerr që s’ka fund… Futbollistët e ekipit francez janë duke pësuar një shok dhe do t’i duhet një psikolog për të dalë nga e gjitha kjo situatë. Pas episodit në Europa League, me konfrontimet mes tifozëve të Beshiktashit dhe atyre vendase në “Gerland”, që të enjten bënë të shtyhej çerekfinalja e vajtjes, dje – në stadiumin “Armand Cesari” në Bastia, Korsikë – skuadra franceze është sulmuar në fushë nga tifozët vendas, ndërsa po bënin nxehjen për sfidën e javës së 33-të. Rojet e sigurisë u munduan që të shmangnin më të keqen dhe Lioni u rikthye në dhomat e zhveshjes, pa ndonjë dëm apo të plagosur, edhe pse për pak nuk plasi grushti dhe agresioni fizik. Por, lojtarët dhe trajneri ishin të shokuar: “Duhet të ndalojmë”, i tha trajneri Bruno Genesio presidentit Olas. “Nuk jemi duke shkuar në luftë”.

Dukej vetëm si një revoltë kështu e rastësishme, që kushtoi shtyjen me 1 orë të rifillimit, që ishte lënë në 15:00, por më e keqja duhet të vinte. Kur arbitri Delere dërgoi ekipet në dhomat e zhveshjes, teksa pjesa e parë ishte mbyllur 0-0, portieri i Lionit, Lopez, u përball në fushë nga një tifoz vendas: Lopes e shtyu dhe aty plasi kaosi. Sulmuesi i Lionit, Lakazet, që mungoi për shkak rrotacioni, shkroi në rrjetet sociale: “Turp! Pa kuptim!”. Pas këtij episodi të dytë, arbitri dhe autoritetet vendosën të ndërpresin ndeshjen. Prokuroria e Francës hapi një hetim, që do të jetë paralel me atë të ligës së futbollit francez.

Nuk është episodi i parë që hedh dritë mbi tifozerinë e Bastias. Tribuna “Est” sapo ishte hapur pas dënimit prej 3 javësh për shkak të fyerjeve raciste ndaj Mario Balotelit (që i kushtuan edhe 1 pikë penalizim). Për Lionin, sakaq, makthi mund të mos ketë fund: të enjten francezët priten në Turqi, për ndeshjen e kthimit me Beshiktashit. Prag krizë nervash… Sakaq, Bastia “ka larë duart” për këtë sezon.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here