Lingard mjafton, Anglia triumfon në Holandë

0

Xhesi Lingard shënoi golin e tij të parë për kombëtaren, duke i dhënë Anglisë një fitore të merituar 1-0 në Holandë.

Mesfushori i Mançester Junajtid shënoi në minutën e 59-të me një gjuajtje të saktë nga kufiri i zonës, duke i dhënë Anglisë fitoren e parë në Amsterdam që prej vitit 1969.

Një sukses me rëndësi në aspektin moral për anglezët, që nuk fitonin prej 7 ndeshjesh kundër Holandës, që rrallë u duk kërcënuese, në ditën e debutimit të Ronald Kumanit në stol.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.