Lingard ia dredh, e dashura superseksi e braktis

Në muajt e fundit ka qenë thuajse çdo javë në faqet e para të gazetave rozë çifti Xhesi Lingard-Xhena Frums. Sulmuesi i Mançester Junajtid është një ndër lojtarët më popullorë te tifozët në Mançester, ndoshta edhe për faktin se ka një të dashur shumë seksi, që tërheq gjithnjë fotografët, jo vetëm të gazetave sportive.

Megjithatë, duket se Lingard nuk mjaftohet me Xhenën e bukur, sepse në dhjetor The Sun zbuloi se sulmuesi kishte marrë në vilën e vet një femër tjetër për të kaluar natën.

Xhena priti tre muaj, por tashmë ka vendosur ta lërë Lingardin, duke e zyrtarizuar divorcin, pas 15 muajsh së bashku.

“Të paktën e provova, plus që e shijova këtë histori”, shkruante dje në Twitter Xhena, që ka postuar edhe një foto të saj me Lingard, të grisur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *