Linfild-Seltik, derbi ku fluturon edhe shishja e uiskit

Ndeshja e djeshme mes Linfild dhe Selltikut ishte një ndër më të priturat në turin paraeliminator (i dyti), i Champions League. Sigurisht, jo për motive futbollistike, por sidomos për shkak të rivalitetit të ndezur, që i kalon kufitjë e futbollit. Dhe, pikërisht topi, vlen shumë pak në të tilla sfida. Ashtu si dihet, në Skoci çështja e fesë trajtohet shumë seriozisht: rivaliteti mes Selltikut dhe Rejnxhërsit, në Gllasgou, reflekton ndarjen mes katolikëve dhe protestantëve.

Linfildi, sakaq, përfaqëson shpirtin protestant të Belfastit, me të gjithë atë që ndjek pas: binjakëzimi me Rejnxhërs dhe urrejtja, natyrisht e njëjtë, për rivalët e Selltikut.

Këtë herë, ishte shorti i UEFA-s ai që vendosi këtë përballje. Ndeshje e vlefshme për turin e dytë kualifikues të Champions League. Ndeshja e vajtjes në Belfast u shty ditë më parë, kur në kryeqytetin irlandezoverior ishte në program tradicionalja Orange Ëalk, një manifestim që duhet të ishte për paqen dhe ku kujtohet fitorja e Mbretit Guiljelm d’Orange në vendosjen katolike të udhëhequr nga Xhakomo II. Një manifestim që kthehet në binjakëzim mes tifozëve të Rejnxhërsit dhe atyre të Selltikut. Por, kjo është vetëm eshka, pasi ndeshja është ajo që ofron spektakël, me sherre masive e incidente në fushë, por asgjë jashtë saj, sepse Seltik kishte shkuar pa marrë asnjë tifoz me vete.

Një moment sulmuesi i Seltikut Li Grifits u godit me një lumë sendesh, ku ranë në sy edhe disa shishe uiski. Një prej tyre e mori Grifits dhe ia çoi arbitrit, por ky i dha karton të verdhë, por sepse kishte parë Grifits që provokonte tifozët me duar, kur po shkonte të godiste një këndore.

Hakmarrja e Grifits? Kur u mbyll ndeshja mori një shall të Seltikut dhe e lidhi te njëra nga shtyllat e portës që mbronte Linfildi, duke tërbuar tifozerinë vendase, por që nuk bënte dot asgjë, për shkak të forcave të mëdha policore. Poezi e vërtetë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *