Limani tregon arsyen e refuzimit të Partizanit: E ka të vështirë të marrë lojtarë nga këtu

Ardian Limani ishte një nga emrat që kërkohej me ngulm nga ana e Partizanit. Të kuqtë e kërkonin që të zgjidhnin problemin e prapavijës duke marrë një futbollist në Kosovë, e më saktësisht te Drita.

Por nuk rezultoi kaq e lehtë për ta, pasi kushtet ekonomike mesa duket janë më të mira në Kosovë. Të paktën këtë ka pohuar vetë futbollisti për “Epoka e Re”, duke treguar vështirësinë që kanë ekipet shqiptare për të tërhequr lojtarë pikërisht nga ky kampionat.

“Kisha ofertë konkrete nga Partizani në Shqipëri, por nuk u arrit marrëveshja vetëm për një arsye që lidhet me kushtet financiare. Kosova i është afruar ndjeshëm tregut të Shqipërisë dhe prandaj e ka të vështirë që të marrë lojtarë nga këtu”, shprehet Limani. /Sport Ekspres/