Lilaj në Athinë, mungesa e 7-të e kampionëve

0

4 mesfushorë, 1 mbrojtës dhe 2 sulmues nuk do të luajnë ndaj Flamurtarit, më shumë se gjysma e skuadrës. 6 mungesat e para ishin bërë të ditura që pas ndeshjes me Partizanit, ndërkohë që dje është konfirmuar edhe ajo e Lilajt. “Sport Ekspres” bëri dje me dije se mesfushori Sabjen Lilaj rrezikonte shumë, pasi ka pasur probleme me muskujt e barkut dhe nuk kishte kryer asnjë ditë stërvitje. Dje gjithçka është zyrtarizuar, teksa korçari, në orët e para të mëngjesit la Durrësin dhe u nis drejt Athinës, ku mbërriti në mbrëmje. Sot ai do të kryejë një vizitë të specializuar, në një prej klinikave më të mira të Athinës. Mjeku Jorgo Pantazi ka sqaruar: “Lilaj ka udhëtuar drejt Athinës, ku nesër (sot) do të kryejë një kontroll të specializuar për muskujt e barkut. Pas këtij kontrolli do të merret vendimi, nëse Lilaj do të ketë nevojë për operacion apo jo. Të tjera detaje do të jepen pasi të kryhet vizita”.   

 

Mungesat e Skënderbeut në Vlorë

1.Hamdi Salihi    (sulmues)

2.Arbër Abilaliaj (sulmues)

3.Bakary Nimaga   (mesfushor)

4.Gerhard Progni  (mesfushor)

5.Marko Radas     (mesfushor)

6.Sabjen Lilaj    (mesfushor)

7.Kristi Vangjeli (mbrojtës)

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.