Lilaj në Athinë: Kthehem në fushë pas 2 javësh

0

Mesfushori Sabjen Lilaj, i cili vuan nga një dëmtim në muskujt e barkut, prej disa ditësh ka lënë Spanjën dhe po bën terapi në Athinë. Lajmin e pohon vetë futbollisti korçar, i cili ka folur nga kryeqyteti grek, duke theksuar se do të kthehet në fushë pas dy javësh: “Po, ndodhem në Athinë prej 8 ditësh, pasi këtë program kisha. Në fillim isha në Spanjë, ku zhvillova disa seanca rehabilitimi, dhe më pas duhet të udhëtoja drejt Athinës për të kryer një tjetër vizitë. Tani ndodhem në Greqi dhe do të qëndroj edhe dy ditë të tjera për të mbyllur 10-ditëshin e dytë me terapi intensive. Pas 2 ditësh do të kthehem në Shqipëri, ku do të vijoj seancat që më kanë mbetur. Mund të pohoj se pas 2 javësh do të jem gati”, – ka thënë Sabjen Lilaj për “Sport Ekspres”. Lojtari në fjalë do t’i mungojë Skënderbeut në dy javët e para dhe në vend të tij mund të luajë Nuredin Orelesi, i cili do të jetë një forcë më shumë në mesfushë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image