Lilaj, më i miri i shtatorit

Sabien Lilaj, para fillimit të takimit Skënderbeu-Laçi, është nderuar me çmimin “Lojtari i muajit shtator” nga shoqata “Sporti na bashkon”. Një ndër emrat më të mëdhenj të futbollit korçar, Dhimitraq Xhambazi, i ka dorëzuar trofeun simbolik. Për Lilajn është një moment i shkëlqyer, sepse ka qenë një ndër lojtarët më konstantë te Skënderbeu këtë sezon, aq sa të shumtë kanë qenë ata që kanë kërkuar kthimin e tij në Kombëtare dhe Panuçi ka deklaruar se do ta ketë parasysh për ndeshjet e ardhshme, duke nisur nga nëntori.

Të veçanta nga ndeshja

– Më shumë se 2 mijë tifozë e kanë ndjekur takimin e djeshëm. Kjo pjesëmarrje e ulët lidhet me faktin se ndeshja konsiderohej e lehtë nga emri i kundërshtarit. Pak tifozë nga Laçi ishin vendosur në tribunën qendrore.

–  Në krah të presidentit Ardjan Takaj ka qëndruar dje presidenti i skuadrës kosovare të Trepçe 89’. Marrëdhëniet mes dy klubeve janë shumë të mira dhe shpesh edhe Takaj shkon në Kosovë.

– Mungonte presidenti i Laçit, Pashk Laska, i cili është zëvendësuar nga djali i tij.

– Ali Soue ka dalë me vonesë në fushë para nisjes së ndeshjes. Të gjithë lojtarët ishin rreshtuar dhe sulmuesi ka vrapuar për t’u futur në fushë.

– Tefik Osmani luajti 45 minutat e para në këtë kampionat. Ai mungonte në 4 javët e para për shkak dëmtimi, ndërkohë që dje u rikthye titullar edhe Radas po pas një dëmtimi.

– Me Laçin luante Ademir Souza, ish-i i Skënderbeut, madje në pjesën e parë ai shkaktoi autogol.

– Tri herë radhazi ka protestuar gjatë pjesës së parë Kristi Vangjeli ndaj njërit prej anësorëve për vendime të dyshimta. I njëjti gjyqtar ka dhënë vendime të dyshimta edhe në pjesën e dytë.

– Osmani u ndërrua me Jashanicën në pjesën e dytë, por kosovari u vonua pak. Gjyqtari Shahini vendosi ta fillonte lojën, por nuk është lejuar nga korçarët, të cilët i treguan se pa dalë në fushë Jashanica nuk duhej të fillonte loja.

– Dy gola erdhën nga stoli. Lushkja u hodh në fushë në pjesën e dytë, ashtu si dhe Jashanica. Të dy shënuan.

– Në minutën e 81-të pati protesta të mëdha nga tifozët për vendimet e gjyqtarit Shahini. Ky i fundit ndali lojën dhe i kërkoi Shehit të qetësojë tifozët.

– Tifozët i kërkonin trajnerit Daja të ndërronte Xhejmsin dhe në nerva e sipër ai u ktheu përgjigje se nuk do ta bënte këtë gjë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *