Lilaj: Ju tregoj ku vuajtëm, nuk ishte e thjeshtë

0

Sabien Lilaj ishte përzgjedhur titullar ndaj Skocisë, ndërkohë që mesfushori korçar në “Supersport” e pranoi se kundërshtari e meritoi fitoren. Mesfushori nuk u zgjat shumë dhe theksoi se nuk di të thotë se çfarë nuk shkoi.

“Nuk di të them çfarë nuk funksionoi, por di të them që Skocia e meritoi fitoren, krijoi lojë e shumë raste dhe ishte superiore. U futëm për pikë, e kishim studiuar mirë rivalin, por duhet ta rishoh sërish ndeshjen për të kuptuar çfarë bëmë gabim. E nisa mirë ndeshjen, ndoshta ndikoi edhe ndryshimi në skemë dhe e humbëm disi ritmin”.

Më pas ai foli edhe për RTSH: “Nuk është e thjeshtë në një stadium si ky, me një lojë si skocezët e dinim se na priste një ndeshje e fortë. Na ndëshkuan nga presioni dhe gabimet tona. Sa  i përket lojës, ishte diçka pozitive, por fatin e keq u mundëm”.

“Rastet? Në rastin e parë mund të bëja më mirë, mund të isha më i saktë. Ishte fati i keq. Moduli? U rreshtuam ndryshe, luajtëm me tre mbrojtës në qendër. Ishte zgjedhja e trajnerit. Na tha që duhet ta mbajmë kokën lart. Do luftojmë deri në fund që të arrijmë qëllimin. Tre pikë kemi ne dhe tre pikë ka dhe kundërshtari”, deklaroi Lilaj.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.