Lilaj: I lumtur për kombëtaren, shkoj në Turqi jo për pushime

Mesfushori i Skënderbeut, Sabien Lilaj, e ka festuar me fitore ftesën në kombëtaren shqiptare, ku mungonte prej kohësh. Pas ndeshjes kundër Vllaznisë, Lilaj foli për fitoren dhe për momentin e tij.

“Jam i kënaqur me formën time, luaj në çdo rol që më vendos trajneri, nuk kam ndonjë problem. Shpresoj të vazhdoj kështu dhe Skënderbeu të ecë me këtë ritëm.

“Kthimi në Kombëtare? Më ka munguar shumë, jam i lumtur për grumbullimin. Nuk shkon në Turqi për pushime, do të mundohem ta bind trajnerin se e meritoj grumbullimin. Nuk është se e kam mbajtur mendjen te ftesa, e kam ditur që ndeshjet e mira te Skënderbeu do të më kthenin herët a vonë në kombëtare.

“Rotacioni i munguar? Varet nga trajneri dhe nga alternativat. Kemi pasur shumë dëmtime, ndaj nuk mund të pushojmë, por unë jam gati të luaj në çdo moment”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *