Lilaj habitet nga Soue, e quan “kafshë!”

Sabien Lilaj, autori i golit të parë të Skënderbeut, u shpreh pas Gol pas Goli: “Jam stërvitur shumë për penalltitë, ndaj e kam të lehtë t’i gjuaj. E kemi nisur me fitore, që ishte shumë e rëndësishme, sepse këtë sezon duhet të fitojmë titullin. Kemi pasur një verë shumë të gjatë, me shumë ndeshje, ndaj duam të fitojmë titullin, që të luajmë më pak ndeshje, duke shkuar në Champions League. Soue? Sa mbaroi ndeshja u thashë çunave në dhomat e zhveshjes: “Ky është kafshë”. Është lojtar shumë i fortë, di të krijojë hapësira edhe mes 2-3 mbrojtësve. I ngjan Olajinkës, në shumë drejtime”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *