Lilaj: E kishim studiuar Vllazninë, për fat të keq ka probleme

Sabjen Lilaj dhe Ali Soue janë dy shënuesit më të mirë të Skënderbeut, secili me nga 6 gola. Por e veçanta është se mesfushori i ka shënuar të gjithë golat me penallti, duke mos gabuar asnjë prej tyre. Pas ndeshjes Lilaj tha: “Në fakt, po shikoja që portieri nuk ishte në portë, por nuk e pashë se ku shkoi. Presion? Po, penalltitë gjithmonë kanë atë presionin brenda, por që jam mësuar tashmë me presionin e penalltive, pavarësisht se nuk është e thënë që duhet t‘i shënoj të gjitha. Them se kam një farë qetësie, falë edhe eksperiencës të gjithë këtyre viteve.

“Këshilla e Osmanit për Sherrin? Përderisa e thirri Sherrin, duhet të dinte diçka, aq më tepër që edhe portieri i Vllaznisë e kapi krahun e goditjes sime. Por e rëndësishme është që shënova. Të them të drejtën, e kishim studiuar me video lojën e Vllaznisë dhe e kishim parë që ekipi shkodran, për fat të keq, ka shumë probleme. Por shënimi i golit shumë shpejt nga ana e tyre na e vështirësoi lojën. Më pas treguam se jemi ekip me nivel pak më të lartë se ekipet e tjera të Superligës. Sigurisht, çdo fitore na jep një plus të madh për të ecur përpara dhe shpresojmë të vazhdojmë me këtë ritëm”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *