Lilaj: Duket viti i duhur, nuk falim askënd deri në fund

Mesfushori Sabien Lilaj i ka munguar shumë Skënderbeut në javët e fundit, por sot u kthye në formacion dhe ishte sërish vendimtar, duke dirigjuar në mënyrë perfekte mesfushën e Skënderbeut. Dëmtimi: “Ndjeva vështirësi në fillim, por gjeta shpejt ritmin e duhur. Eksperienca më ndihmon shumë, mbaj regjim dhe stërvitem mirë, ndaj nuk e patra të vështirë të kthehesha ku kam qenë.

Flamurtari shtyllë, fati korçar? “Duhet edhe fat në futboll, dihet ajo, por para shtyllës sa Danilo Alveshit ishim ne që patëm rast të shkëlqyer për gol. Flamurtari ishte i favorizuar nga fitorja në Korçë, por ne e dimë forcën tonë dhe ishim të bindur se mund ta përmbysnim”.

Kampionat e kupë? “Sigurisht që duket viti i duhur, por duhet kujdes dhe respekt edhe për Laçin, që ka bërë një sezon fantastik”.

Ecuria? “Derisa të sigurojmë titullin matematikisht, do të bëjmë punën tonë, nuk do të falim askënd. Më pas natyrisht dikush do të pushojë duke menduar edhe për finalen e kupës, por ne nuk tolerojmë askënd”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *