Lila replikon me Braçen: Politika kujtohet vetëm kur shkojmë në Europian

0

Andi Lila ka reaguar me anë një postimi në rrjetet sociale në lidhje me një reagim të zëvendës kryeministrit Erion Braçe. Futbollisti i njohur ka shprehur kundërshtitë e tij në cilësinë e kryetarit të Sindikatës se Futbollistëve Profesionistë Shqiptare ndaj indiferencës së shtetit shqiptar për të përmirësuar kushtet e futbollistëve në shoqëri.

REAGIMI I ANDI LILËS

I nderuar z. Brace. Lexova me vëmendje reagimin tuaj në të cilin herë flisni si tifoz futbolli dhe herë nga pozita e një zyrtari shteti fatkeqësisht jashtë realiteti. Pa dashur të hyjë në replika pa vlerë jo vetëm me ju zoti Brace por me asnjë dashamires futbolli, por në cilësinë e Kryetarit të Sindikatës se Futbollistëve Profesionistë Shqiptare shpreh keqardhje për paragjykimin që i behet organizimit të sportit në ketë vend. Politika në Shqiperi dhe në veçanti Maxhoranca qeverisëse që tashmë është absolute në çdo nivel qeverisës e ka pasur të gjithë mundësinë qe të përmirësonte statusin e futbollistëve në vend nëpërmjet një ligji qe do të sillte zhvillim në ketë sport në tërësi e për rrjedhoje do e bënte edhe më atraktiv financiarisht dhe jo vetëm, por deri më sot nuk ka bere asgjë të tillë. Z.zv.kryeministër: A nuk ka qenë detyrë e administratës tatimore qe të kontrolloj klubet e futbollit jo vetëm për bilancet mizerabel por edhe për pagimin e kontributeve shoqërore e shëndetësore për futbollistët. Përse z.Braçe, politika kujtohet për futbollin vetëm kur shkojmë në Europian apo fushata elektorale ku premtimet asnjëherë nuk mbahen. A e dini se të humburit e përhershëm nga mungesa e vullnetit politik janë FUTBOLLISTËT. Është pikërisht mungesa e vullnetit politik qe te futbolli profesionist të ketë përmirësime thelbësore që na bëri ne si futbollistë që të angazhoheshim në themelimin e Sindikatës tonë. Do jemi ne Z. Brace, në opozitë me të gjithë politikanët, zëri i munguar i futbollistëve, që të gjithë ato të drejta të munguara të mos nëpërkëmben më apo të përdoren si “lëndë e parë” për statuse rrjetesh sociale. Këto të drejta të nëpërkëmbura do të bëhen patjetër realitet nëpërmjet trysnisë që ne vetë do ushtrojmë ndaj jush si klasë politike si dhe kujtdo tjetër që deri dje i ka shkelur si pa të keq. Premtimet se në “shtator” do behet ndryshimi nuk mund të jenë lajme vere. Së pari duhet të caktoni vitin se ndoshta kalon si “100 ditëshi” dhe së dyti këto draftligje duhet të jenë drafte ligjore të mirëmenduara dhe të debatuara me në futbollistët pasi përfaqësojmë grupin e interesit.

 

 

 

 

POSTIM I ERION BRAÇES

View this post on Instagram

“VDIQ FUTBOLLI”! “FUTBOLLI NE AGONI”! “SHPETONI FUTBOLLIN”! “IKU DHE NJE PRESIDENT NGA FUTBOLLI”! “TE NDERHYJE SHTETI”! “KRYEMINISTRI TE MBAJE FJALEN”! “MERRNI SHEMBULL KOSOVEN”! Keto jane parrullat ne nje jave! Po shihini keto dy faqe te kesaj gazete; eshte e sotmja! Keta dy tituj jane faktet! Bilance mizerabel, te piste e jo transparente! Gare e paracaktuar ne funksion te perfitimeve nga bastet nderkombetare! Patjeter, Qeveria do gjendet, do mbaje premtimet dhe kryeministri ka urdheruar qe paketa te jete per miratim ne shtator. Por, a mund te kete favor fiskal per bilance mizerabel, te piste e jotransparente?; a mund te kete favor fiskal per buxhete jo transparente, te hapur per financime gjithfaresh, edhe te piste?; a mund te kete favor fiskal per buxhete te keqmenaxhuar frikshem dhe terekohes me humbje te medha?; Mbi te gjitha: A mund te kete favor fiskal per ekipe ne gara te paracaktuara per qellim perfitimesh te paligjshme? (Morrem nje denim shembullor si Shqiperi dhe denoncimet sic e shihni nuk kane te sosur kohe pas kohe) Keto jane ceshtjet qe duhet te diskutojme, nje per nje! Nje insvestitor privat, i joshur nga favori fiskal, kurre nuk do te financoje nje gare te paracaktuar! Kurre! I dhimbsen parate e tija edhe pse te cliruara nga taksat. Por mbi te gjitha; Edhe mua me dhimbsen parate publike, ato qe duhet ti shkojne buxhetit te shtetit, por qe ne fakt do jene pa dobi si favor fiskal per kete “treg”!

A post shared by Erion Brace (@erionbrace) on

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.