Lila: Mundohen të na përçajnë, tani takim me Janinën

0

Mbrojtësi i kombëtares sonë, Andi Lila, nuk luajti sot, por ka folur pas ndeshjes kundër Bosnje-Hercegovinës në lidhje sidomos me situatën e tij, pas polemikave që shkaktoi një video e tij duke bërë humor me sfond fetar.

“Dy humbje në pak ditë, nuk është e lehtë, por kemi luajtur mirë dhe mendoj se edhe fati nuk ka qenë me ne. Gjendja e skuadrës është shumë e mirë, kemi një harmoni të jashtëzakonshme dhe nuk kemi asnjë problem. Duhet të jemi të vetëdijshëm që nuk mund të luhen gjithë ndeshjet si në Francë. Duhet të qëndrojmë bashkë si grup, por edhe si ambient, duke përfshirë edhe mediat. Ka portale e gazeta pa vlerë që mundohen të krijojnë probleme e përçarje, por nuk është e vërtetë, ne ishim dhe jemi të bashkuar. Shpresoj dhe besoj se do të jemi gjithnjë të bashkuar, për të rigjetur rezultatet e mira.

“Kthimi në Janinë, pas videos që ka zemëruar grekët? Është bërë problem, kam takim me skuadrën dhe të shohim ç’do të ndodhë, por nuk ka shumë informacion”.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here