Lila mbyll çështjen e videos që e futi në telashe

0

Një video ku bënte humor, në mënyrë naive, me hoxhallarë e priftërinj, e futi nê telashe të mëdha Andi Lilën, sepse media në Shqipëri dhe më pas ajo në Greqi e bënë çështje serioze, a thua se Lila dogji ndonjë kishë a xhami.

Si zakonisht, grekët janë tepër të ndjeshëm për temat fetare dhe Lila u kritikua ashpër, por klubi ia la në dorë klerikut kryesor në Janinë, për të vendosur.

Lila është takuar sot me të, ka kërkuar falje dhe ndjesa është pranuat, ndaj kjo histori merr fund me kaq, për fat të mirë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Lila me një foto të postuar paraditen e sotme në Instagram “Duhet të jesh një njeri i fortë për të kërkuar falje dhe akoma më i fortë ai që fal. Faleminderit Maksim dhe miku im Jorgos Vitas”, shkruan Lila.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here