Lila konfirmon: Po shkoj në Azerbajxhan

0

Lajmi i publikuar ditët e fundit në Greqi, rreth largimit të Andi Lilës nga Janina, me destinacion Azerbajxhanin, është i vërtetë dhe e konfirmon edhe vetë futbollisti i kombëtares sonë.

Duke folur në emisionin “Zona Gol” në Supersport, Lila shprehet: “Duke parë që jam në fund të kontratës në Janinë pas 5 vitesh e gjysmë atje, kam menduar që të lëviz në një kampionat tjetër. Shpresoj që diçka të bëhet në ditët në vazhdim. Pretendoj për një kontratë 3-vjeçare, duke parë edhe moshën time.

“Arsyeja e largimit tim nuk është videoja. Unë kërkova një falje të sinqertë, sepse nuk flija i qetë, duke ndjerë keqardhje, si të them, turp. Kryeprifti Maksimus tha që shumë njerëz mund të bëjnë batuta të tilla me fetë, por nuk vijnë kurrë të pendohen. Andi u pendua, tha ai, dhe shyqyr që e kemi mes nesh. Opinioni u kthye për mirë, por edhe presidenti, trajneri dhe shokët e skuadrës ishin në krahun tim, pasi mund t’i ndodhë gjithsecilit.

“Një kontratë 3+vjeçare do të kishte qenë perfekte, si dhe një vit me Tiranën në Shqipëri. Do të kisha qenë shumë i lumtur. Pas shumë viteve, e ndoqa Tiranën në stadium përkrah presidentit Halili dhe kisha shumë emocione. Dolëm kampionë në 2009-ën, por ajo skuadër me këtë të sotmen ndryshojnë shumë. Lojtarët e tanishëm janë të rinj në moshë dhe pas 2-3 viteve do të bëjnë spektakël dhe do të fitojnë trofe.

“Kukësi, Partizani apo Skënderbeu? Kukësi ka një skuadër shumë serioze. Është një ndër skuadrat në Europë që nuk ka humbur asnjë ndeshje dhe kjo është madhështore. Nuk diskutohet që i ka të gjitha shanset të dalë kampion, por ka marrë shumë barazime. Nuk më pëlqen mënyra e lojës së Partizanit që shënon një gol dhe pastaj e vendos autobusin te porta. Një skuadër me aq shumë talente dhe kualitete do të më pëlqente të dhuronte spektakël. Unë shoh Skënderbeun sërish të fort në garën për titullin. Skënderbeu ka skuadër të jashtëzakonshme dhe luan futbollin më të bukur. Mendoj që gara mes Kukësit dhe Skënderbeut do të jetë shumë e fortë”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image