Lila kërkon falje, pas videos që e futi në telashe

0

Andi Lila kërkon falje. Zhurma e bërë nga një video në Facebook ka krijuar probleme të mëdha për futbollistin tonë, i cili detyrohet të kërkojë falje publike për humorin që ka bezdisur shumë njerëz.

“Disa nga ju mund të keni parë një video të publikuar disa ditë më parë në internet, që më tregon mua duke bërë disa vërejtje injorante lidhur me një prift. Unë do të doja të kërkoja ndjesë pa rezerva ndaj gjithkujt që është ofenduar, veçanërisht ndaj priftit. Ai është një zotëri, Pas Janina është në zemrën e tij, ndaj nuk e meriton të bëj shaka me të. Komentet e mia ishin të pavend dhe jashtëzakonisht të pandjeshme. Nuk jam duke u përpjekur për të mbrojtur veprimet e mia, por vërejtjet nuk kishin synim të ofendonin askënd. Unë tani e kuptoj se komentet e mia ishin të pamençura. Sjellja ime ishte tejet e papërshtatshme, e papjekur dhe në të mungonte respekti, që Pas Janina meriton. Ky është një shpërqëndrim nga synimet tona të arritjes së Europës në këtë sezon. Nga dita e parë më kanë uruar mirëseardhjen në Greqi dhe nuk kam asgjë tjetër, përpos dashurisë dhe ngrohtësisë për të gjithë njerëzit në këtë vend. Gruaja dhe djali im, si dhe unë, e konsiderojmë Greqinë si shtëpinë tonë, ndaj më vjen shumë keq të shoh cilindo të ofenduar nga veprimet e pamençura të miat. Përsëri, më vjen keq për veprimet e mia dhe shpresoj se mund ta hedhim këtë çështje pas nesh. Mezi po pres të kthehem prapë në Greqi, pas angazhimeve me kombëtaren.”

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image