Lila: Hera e parë që më ndodh kjo gjë, shpresoj të vazhdojmë traditën

Andi Lila u detyra të largohet nga grumbullimi i kombëtares. Një rezonancë e bërë ditën e sotme në Tiranë, zbuloi se mbrojtësi kavajas kishte pësuar një dëmtim në menisk.

Lojtari i përfaqësueses sonë foli për “Supersport” në lidhje me dëmtimin dhe ndeshjen e ardhshme të kuqezinjve ndaj Turqisë.

“Normalisht që jam shumë i mërzitur. Është hera e parë që më dëmtim më largon nga grumbullimi i kombëtares. Bëra një rezonancë që zbuloi një dëmtim në menisk. Do të filloj nga nesër terapitë dhe më pas doktori i skuadrës sime do të vendosë kohën se kur do të rikthehem”.

“Në sezonet e fundit gjithmonë kemi pasur sukses në ndeshjet e parë. Si për shembull ndaj Portugalisë në “Euro 2016” dhe ndaj Izraelit në “Nations League”. Shpresoj që kjo traditë të vazhdojë. Ekipi ka cilësi dhe shpresojmë që të gëzojmë të gjithë shqiptarët”, përfundoi Lila.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *