Lika zyrtarizon të ardhmen, Erzeni “peshkon” në Pogradec

Erzeni nuk mundi që të ngjitej më lart se vendi i tretë edicionin e shkuar. Gjithsesi klubi nga Shijaku ka nisur që të ndërtojë skuadrën për edicionin e ri dhe pritshmëritë janë të mëdha.

Gresild Lika nuk do të jetë më pjesë e Dinamos për edicionin e ardhshëm. Vetë mesfushori përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar se edicionin e ardhshëm do të jetë pjesë e Erzenit. Me Dinamon është aktivizuar në 26 ndeshje, duke shënuar dhe 2 gola. Lika u bashkua me skuadrën e Partizanit fillimisht, por më pas nuk udhëtoi me ekipin për në fazë përgatitore dhe tani vjen zyrtarizimi në ekipin e ri.

Po ashtu me skuadrën shijakase është bashkuar dhe mbrojtësi i Pogradecit Miklovan Pere. 27-vjeçari ka luajtur në 24 takime edicionin e fundit si dhe ka shënuar 3 gola.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *