Lika: Vuajtëm shumë, por nuk mund të gabonim

0

Trajneri i Luftëtarit, Hasan Lika, ka mbetur i kënaqur nga fitorja e çmuar kundër Laçit, duke e pranuar se pikët ishin të detyruara, edhe pse e pranon se në aspektin e lojës skuadra mund të evitonte shumë gabime.

Treshja e sulmit: “Ata janë lojtarë cilësorë dhe kur e interpretojnë mirë ndeshjen, skuadra bëhet shumë e rrezikshme, sidomos kur shënojmë. Ndeshja e sotme ishte e vuajtur, edhe pse një fitore e merituar”.

Renditja: “Ishte fitore e rëndësishme, ndaj një kundërshtari që ishte një pikë para nesh. Mund ta fitonim më lehtë, i ndërlikuam gjërat vetë, por edhe Laçi luajti një ndeshje shumë të mirë dhe na vendosi shpesh në vështirësi”.

Shumë tension: “Skuadra pas barazimit ndaj Teutës e kuptoi se duhej të fitonte patjetër sot dhe kur e kërkon me çdo kusht fitoren, natyrisht që bën edhe gabime. Shënuam një gol, u anulua një gol, pas 2-0 disa lojtarë e tepruan me vetëbesimin dhe goli i Laçit na vendosi nën presion të madh. Mund të shënonim golin e tretë, por pati nxitim dhe gabime individuale. Ne kemi lojtarë cilësorë, që në një ditë të mirë bëjnë diferencën, si Rroca, të cilin e falënderoj, sepse luajti edhe pse ishte i dëmtuar”.

Raporti me Beqirin: “Orjadi ka pasur probleme në javët e fundit, një problem në ligament dhe në kavilje, ndaj jemi treguar të kujdesshëm, por besoj do të jetë i gatshëm në vazhdimësi”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.