Lika tregohet kapiten i vërtetë, mjekët e zmbrapsin

Vllaznia nuk ka qenë e plotë në dy ndeshjet e fundit me Veleçikun dhe Besëlidhjen. Kapiteni Gilman Lika ka munguar për shkak të një dëmtimi të pësuar në gju, ndërkohë që as të shtunën kundër Erzenit nuk do të jetë i gatshëm për trajnerin Hasan Lika.

Mesfushori ka kërkuar të luajë që këtë javë, sikurse shprehet në klubin kuqeblu, por stafi mjekësor e ka ndaluar ta bëjë diçka të tillë. Kampionati është i gjatë dhe është më mirë që Lika të rikuperohet plotësisht dhe më pas të aktivizohet.

Koha për t’u rikuperuar ishte përllogaritur tre javë dhe mesfushorit do t’i duhet të stërvitet nën vëzhgimin e fizioterapistit Ilirjan Haxhaja. Lika po përmirësohet dhe do të jetë gati për lojë në ndeshjen e radhës në transfertë me Shënkollin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *