Lika “shfryn”: Disa plehra shiten për 5 lekë!

0

Humbja ndaj Kukësit ishte deri diku e pritshme për Vllazninë, që edhe këtë sezon është në luftë për mbijetesë, por shkodranët i ka tërbuar arbitrimi i Eldorjan Hamitit, i cili nuk dha një penallti të dukshme në favor të Sukajt. Kapiteni i Vllaznisë, Gilman Lika, nuk foli për mediat dje, por dufin e tij e shfryu në Facebook, sepse videon e momentit kur Sukaj rrëzohet në zonë Lika e ka shpërndarë në profilin e tij.

Duke replikuar me tifozët, Lika ka akuzuar hapur arbitrin: “Gjithë Shqipëria është duke e parë se çfarë po ndodh. Vijnë disa plehra që shiten për 5 lekë dhe prishin terezinë e një qyteti që dihet sa i ka dhënë futbollit shqiptar”. Lika sqaron edhe një tifoz kuksian: “S’kam gjë me Kukësin, uroj të shkojë sa më lart. Për arbitrin e kisha, që e bëri baltë komplet. Faulli nga erdhi goli i parë nuk ishte faull, ndërsa penalltia për  Vllazninë është 100%. Penallti, 7 kartonë të verdhë, këto janë të qëllimshme”. Më pas, një premtim: “Ne do luftojmë deri në fund me gjak e me shpirt, por s’e di se çfarë të bëjmë që dikush t’i ndalë këta plehra, se e prishën kampionatin komplet”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.